
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot është mirëpritur ngrohtësisht në takim me fermerët vushtrrias, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se planprogrami i tij për fermerët përfshin:
🥛 0.07 € për çdo litër qumështi të prodhuar
🏡 Heqje e tatimit në pronë për fermat dhe objektet bujqësore
💧 75% subvencionim të ujitjes së tokave bujqësore përmes Ibër Lepencit
💶 Subvencionim të kamatës për kreditë në zhvillimin e agrobizneseve dhe bujqësisë
🚜 Ndërtim të kanaleve kulluese dhe rrugëve të rendit të 4-të për lehtësimin e qasjes në tokat bujqësore
🏪 Ndërtim të tregjeve, depove dhe pikave grumbulluese për fermerët në fshatrat e Vushtrrisë








