Xhafer Tahiri shkul pemët në sheshin e Vushtrrisë, a po e asfallton edhe sheshin para zgjedhjeve?

Sheshi i qytetit të Vushtrrisë ka marrë pamje të shëmtuar gjatë ditës së sotme, shkruan Mitropol.
Kjo për faktin se pemët e mbjellura aty janë shkulur duke lënë pas vetës pamje të shëmtuara.

Qytetarët njoftojnë se një gjë e tillë është bërë me dijenin e udhëheqësve të komunës, dhe në anën tjetër janë ankuar për veprime të tilla të cila ia prishin hijeshin qytetit antik të Vushtrrisë.

Por, siç duket Xhafa e ka marrë seriozisht punën e asfalltimit, se a do ta asfalltojë edhe sheshin e qytetit mbetet të shihet. /Mitropol/








