Premium Store
02LAJME

Xhafer Tahiri tani fillon të kopjojë Albin Kurtin, premton subvencionimin e kamatës për blerjen e banesave për çiftet e reja

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar se çifteve të reja që blejnë banesa do t’u mbulohet kamata e kredisë.

Tahiri ka thënë se në Vushtrri banesat ende janë të përballueshme, dhe ka shtuar se edhe qytetarë nga qytete tjera, përfshirë nga Mitrovica po shkojnë të jetojnë në Vushtrri.

Active 1

“Problemi më i madh që kemi lidhet me migrimin. Qasja jonë është që si komunë të kemi politika sociale. Deri para 4 vjetëve kemi pasur trend të largimit nga Vushtrria, ku kanë shkuar të blejnë banesa në Fushë-Kosovë apo Prishtinë. Tani kemi raste të ardhjes së qytetarëve nga Mitrovica, e qytete tjera për të jetuar në Vushtrri. Më gëzon kjo. Çdo i ri dhe e re në Vushtrri mund ta realizojë ëndrrën të ketë kulm mbi kokë. Nëse dy të rinj punojnë, njëri e lë pagën në kredi e tjetri për të jetuar me të. Kosto e jetesës nuk është e lartë dhe po ashtu edhe e banimit. Në plan kemi parashikuar rindërtimin e gjithë banesave të vjetra në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, si dhe do ta ndërrojmë fasadën te banesat e bardha dhe të kuqe. Kemi parashikuar po ashtu fond përmes së cilit do të mbulojmë normën e interesit për çifte të reja që blejnë banesa. Të subvencionojmë kamatën e kredisë”, ka thënë Tahiri në KTV.

Premtime të tilla bënte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti thoshte se mungesa e banesave për çiftet e reja është faktor për ikjen e të rinjve nga Kosova.

“Janë të panumërta rastet kur çiftet e reja dalin të banojnë me qira dhe detyrohen të kthehen tek prindërit, dhe ndoshta një ditë edhe ikin nga vendi. Ndërkaq ne infrastrukturë e mendojmë vetëm asfaltin e jo banesat për çiftet e reja. Banesat për çiftet e reja janë tejet të rëndësishme që të mos ikë rinia”, kishte theksuar Kurti

Dukato 1