
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri duket se ka kursyer të gjitha punët infrastrukturore të komunës për t’i kryer në prag të fushatës zgjedhore.
Ai po vazhdon të publikojë fotografi të shtrimit të asfaltit në segmente të ndryshme të fshatrave të Vushtrrisë. Mirëpo, asfalti i Tahirit është bërë temë e talljes në rrjetet sociale për trashësinë që ka, shkruan Mitropol.
Shumë nga komentuesit thonë se ky asfalt ka trashësinë sa një petë e pites.
Asfalti i fundit që shtroi kryetari kampion për asfalt është ai në fshatin Dolak.
Njoftimi i plotë: 👇🏻
Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve në teren, me një dinamikë të mirë po vazhdojnë punimet për rregullimin e asfaltit edhe në fshatin Dolak.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka uruar banorët e fshatit Dolak duket thënë se problemi i kamotshëm i banorëve për lidhjen e fshatit sot po përfundon.








