Aurora Group
02LAJME

“Xhaferi ecën vetëm”, PD braktis koaliconin me Xhafer Tahirin, lidhin koalicion me Ferit Idrizin në Vushtrri

Të gjithë po e braktisin. Xhafer Tahiri duket se do e humb përfundimisht garën e balotazhit në Vushtrri, njofton Mitropol.

Partia e Drejtësisë pak çaste më parë njoftoi se u larguan nga koalicioni me Xhafer Tahirin për ta mbështetur Ferit Idrizin e PDK-së.

Market Florenti

Lajmin e konfirmoi për Mitropol, Eroll Venhari, kryetar i PD-së në Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Partia e Drejtësisë (PD) Dega në Vushtrri ,kemi marrë vendim që t’a braktisim kualicionin me Xhafer Tahirin, që kishim në raundin e parë dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, të mbështesim kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Ferit Idrizi.

Përmes kësaj deklarate, Kryesia e Partisë së Drejtësisë PD – Dega në Vushtrri, konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për z. Ferit Idrizi, për Kryetar të Komunës së Vushtrrj.

Për PD-në Dega në Vushtrri, nga sot z.Idrizi është kandidat edhe i Partisë së Drejtësisë – PD, me bindjen se më datën 14 NENTOR do të jetë Kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë

Vota e çdo anëtari të Partisë së Drejtësisë – PD Dega në Vushtrri, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z.Ferit Idrizi, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Vushtrrisë .

Koha