Medi
KOSOVËLAJME

Xhambazi për raportin me SHBA-në: Kurti po luan me zjarrin, po minon aleancat strategjike

Visar Xhambazi, njohës i raporteve ndërkombëtare, ka reaguar lidhur me një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti sa i përket raportit me SHBA-në. Kreu i Qeverisë ka thënë se “ne nuk pajtohemi për gjithçka me SHBA-në, por raportet janë të mira”.

Sipas Xhambazit një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe potencon se kjo tregon se si një lider humb kredibilitetin e tij mes partnerësh ndërkombëtarë.

Active 1

Xhambazi shton se Kurti po vazhdon të luaj me “zjarrin’ dhe në këtë mënyrë po minon aleancat strategjike të Kosovës.

“Jo ato nuk janë. Kështu humbet besueshmëria e një lideri mes partnerëve ndërkombëtarë. Kurti vazhdon të luajë me zjarrin dhe të minojë partneritetet strategjike të Kosovës”, ka shkruar Xhambazi.

 

Active 1