
Xhamia në Banjskë që u rrënua nga Serbia dhe u shndërrua në manastir
Mitrovicasit e vjetër e kujtojnë mirë ‘Hoxhë Banjskën’ ose siç kishte emrin e vërtetë, hoxhën Mehmet Aliu i cili ka qenë ndër kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll.
Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, kjo që po shihni në fotografi, e e cila është rrënuar e rrafshuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Familja e tij, respektivisht ai, ka qenë pronar i shumicës së tokave bujqësore në Banjskë dhe fshatit afër Banjskës, Joshevikut. Të gjitha ato iu konfiskuan. Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dalë ngadalë janë përzënë sistematikisht.
Por tek vendi ku ndodhej xhamia, u ndërtua Manastiri serb i Banjskës në veri të Kosovës, i cili më 24 shtator të vitit 2023 u bë i njohur për publikun mbarëshqiptar.
Prej aty, është kryer sulmi i grupit terro*st të serbëve udhëhequr nga Milan Radoiçiq, ndaj Policisë së Kosovës, me ç’rast ra heroikisht në detyrë, polici hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kjo foto është e vitit 1913, kur Serbia pushton Kosovën, rrënon xhamine në Banjskë dhe ndërton manastirin të cilin më vonë propaganda serbe synon ta paraqes si njërin nga disa “manastire shekullore serbe” dhe si “provë” se “Kosova është serbe”.
Kjo është njëra nga e gjithë “historia” e tyre me gënjeshtra që kanë ndërtuar ndër vite se Kosova dikur ishte pjesë e tyre./Mitropol/