Xhamitë në Mitrovicë shembuj për respektimin e masave të vendosura nga Qeveria kundër virusit covid-19

Xhamitë e Mitrovicës po tregojnë shembull se si duhet respektuar masat anticovid-19, shkruan Mitropol.
E kjo më së miri u pa në xhumanë e 10 shtatorit 2021, kur në të gjitha xhamitë mitrovicase u respektua distanca dhe u mbajtën maskat nga besimtarët.


Në fotot e dërguara në redaksi dhe të postuara në rrjetet sociale, shihen besimtarët myslimanë nga Mitrovica duke dëgjuar hytben e xhumasë dhe njëkohësisht duke respektuar masat e qeverisë për parandalimin e virusit covid-19. /Mitropol/






