Aurora Group
KOSOVËLAJME

Xhandarmëria serbe vazhdon t’i vëzhgojë policët e Kosovës në veri, Brukseli i lejon të hyjnë 1.5km brenda territorit të Kosovës

Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Kosovës.

Nga pamjet e siguruara nga mediat, dy pjesëtarë të xhandarmerisë serbe shihen derisa vëzhgojnë me dylbi nga territori i Serbisë.

Aurora Group

Përndryshe, me marrëveshje të Brukselit, në situatë të jashtëzakonshme, xhandarmëria serbe ka të drejtë të hyjë 1 kilometër e gjysmë në territorin e Kosovës, ashtu siç kanë të drejtë edhe institucionet tona të sigurisë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Koha