KOSOVËLAJME

Xhaxhai i Afrim Bunjakut: Më thoshte se çdo herë përshëndetej me fëmijët kur nisej për Veri

Xhaxhai i heroit Afrim Bunjaku, Gani Bunjaku, së fundmi ka treguar detaje nga bisedat që ka pasur me nipin e tij, tashmë të ndjerë.

Roadside
Market Florenti

Sipas tij, Afrim Bunjaku e parandjente rrezikun sa herë vishte uniformën dhe nisej drejt veriut.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Çdo herë në prezencë të fëmijëve… çdo herë ka thënë ‘që s’e kuptojnë që çdo herë përshëndetna për të fundit herë kur nisna për atë drejtim’. Mua më kanë thënë dhe i kam thënë mos të diktojnë fëmijët. Ajo është puna jote”, është shprehur Gani Bunjaku.

Mes tjerash, ai ka treguar edhe për emocionet që Afrim Bunjaku kishte shfaqur kur policia patrulluese ishte pajisur me armë të gjata.

“Kur u furnizua me armë të gjata, kah vjen, e kish pas marrë dhe ish gëzu shumë. Thojke ta pagujmë veten, me një pishtole s’mujm me ba kurgja, a ky rrok gjon. Sytë i keshnin që ia kishin dhënë armën. Çdo herë ka thënë se ‘nuk besoj që shkoj gjakhumbur’. Dhe shokët ia kanë marrë hakun aty për aty”, ka thënë xhaxhai i Afrim Bunjakut në Klan.