
Dr. Xhevdet Shabani është një personalitet i njohur për qytetarët e Mitrovicës, i cili prej afro katër dekadash ka shërbyer me profesionalizëm si farmacist dhe me përkushtim si mjek i afërt me njerëzit, shkruan Mitropol.
Përvojën dhe integritetin e tij, Shabani tani ka vendosur ta vë në shërbim të qytetit edhe në një dimension tjetër, me anë të përfaqësimit në Asamblenë Komunale të Mitrovicës në kuadër të LDK-së.
I njohur për korrektësinë dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj komunitetit, Dr. Shabani ka theksuar se kandidimi i tij është i udhëhequr nga vullneti për të kontribuar në ndërtimin e një Mitrovice më të drejtë, më të zhvilluar dhe me shërbime më cilësore për çdo qytetar.
Xhevdet Shabani mban numrin 14 në listën e LDK-së.








