Pellini
LAJMESPORT

Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

 

Kupa e Kosovës rikthehet sonte me ndeshjet kthyese të çerekfinaleve ku vëmendja kryesore është në Suharekë, aty ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Weelnes

Ylli e fitoi ndeshjen e parë në Mitrovicë me rezultat 102-99, dhe një humbje deri në dy pikë do t’ia mundësonte kalimin tutje.

Ndërkohë, Trepçës i duhet një fitore prej tre pikëve për ta çuar ndeshjen në vazhdime kurse katër e më shumë për t’u kualifikuar tutje.

Ylli vjen në një seri të jashtëzakonshme prej pesë fitoreve radhazi në të gjitha garat, ku me ardhjen e Scott Bamforthin nuk njohin fjalën humbje

Derisa, Trepça pas humbjes me Yllin në Kupë është rikthyer fuqishëm dhe e ka mposhtur Sigal Prishtinën, Pejën dhe Vëllaznimi.

Sonte luhet për gjithçka ose asgjë për të dy skuadrat. Ylli dëshiron rikthimin në maje të basketbollit kosovar, ndërsa Kupa e Kosovës është hapi i parë.

Një triumf sot në Suharekë, e bën rrugën më të lehtë për në finalen e Kupës aty ku Ylli nuk merr pjesë që nga viti 2021, atëbotë ishte mposhtur nga Prishtina.

Derisa, Trepça prej vitit 2022 e ka fituar këtë trofe dhe synon për të pestën herë me radhë.

Mitrovicasit në këtë ndeshje mund të llogarisin në këtë përballje vendimtare edhe shërbimet e Drilon Hajrizit dhe Sek Henry.

Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit luhet me fillim nga ora 18:45./Arbreshinfo

Koha