KOSOVËLAJME

Ymeri: Kurti do ta përdorë sërish Policinë në veri për vota, mund të ketë edhe ndonjë rritje të pagave

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti do të synojë të vendime që nuk kërkohet votimi në Kuvend, pasi ka humbur shumicën.

Roadside
Market Florenti

Ymeri ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të tentojë që për efekt elektoral ta përdorë sërish Policinë e Kosovës në veri të vendit, ndërsa thekson edhe ndonjë rritje eventuale të paga siç bëri me pensione.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

“Mendoj që Qeveria do të ndërmerre të gjitha ato vendime në të cilat nuk ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit sepse po shihet që mbështetja e Kuvendit për Qeverinë nuk është më si ka qenë edhe me parë kanë pasur probleme në ligje të caktuara mirëpo tash praktikisht Vetëvendosja vështirë se mund t’i ketë 61 deputet duke pasur parasysh largimin e deputetëve prej grupit të vet parlamentar, dhe duke pas parasysh edhe një ftohje graduale dhe të dukshme shpeshherë e marrëdhënieve me pjesëtar të komuniteteve jo shumicë edhe jo serbë”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se ka rrezik që kryeministri Kurti të ndërmarrë aksione në veri të vendin për qëllime elektorale. Anash nuk e lë as ndonjë rritje të pagave siç e bëri me pensionet.

“… mendoj që kjo do të jetë momenti kryesor sepse nuk është se ka ndonjë vendim tjetër kush e di sa të madh që pritet me marr natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes. Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rris edhe pagat t’a bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta”, ka deklaruar Ymeri

“Unë mendoj se ka mundësi me qenë i rrezikshëm varësisht edhe nëse ndërmerr në religjion dhe çfarë ndërmerr, mirëpo duhet pasur parasysh edhe një gjë që ne kemi një situatë jashtëzakonisht problematike të cilat do te na vijnë në nëntor të këtij viti, pra prej nëntorit deri në janar, pas zgjedhjeve në shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kemi potencialisht një administratë të shkuarjes dhe tjetra në ardhje”, u shpreh Ymeri.

Ymeri i cili udhëheq me institutin “Mousine Kokolari”, ka kritika edhe për dështimet në politikën e jashtme. Ka thënë se veprimet e qeverisë së Kosovës i kanë dhënë përshtypje Botës Perëndimore se “Qeveria e Serbisë është më konstruktiv edhe më dashamirës ndaj paqes e marrëveshjeve, sesa Qeveria e Kosovës”.

“Në politikën e jashtme fatkeqësisht nuk ka asnjë sukses, edhe fatkeqësisht dëmet që janë bërë janë goxha të mëdha. Nuk po them që janë të parikuperueshme por janë të madha: e para dëmi që u bë është që Qeveria e Republikës së Kosovës ka arrit me e vendos Kosovën si një prej shteteve të cilat janë shtetet problematike, të cilat nuk janë konstruktive edhe të cilat e refuzojnë kompromisin ndaj paqëve me marrëveshjen, dhe kjo automatikisht ka fillu me ja dhënë një lloj përshtypje Botës Perëndimore që në fakt Vuçiqi e qeveria e Serbisë janë më konstruktiv edhe më dashamirës ndaj paqes edhe marrëveshjeve, sesa Qeveria e Kosovës”.

“Kosova është ajo që vazhdimit ka kërkua marrëveshje, paqe e kështu me radhë, ndërkohë që Serbia ka qenë ajo që vazhdimisht ka kërku tensionim, nxitje, provokim e kështu me radhën në mënyrë që me e marrë situatën e tensionuar, dhe tash ne shihemi në të kundërt tonë në sytë e ndërkombëtarëve për shkak të politikave të qeverisë, e dyta pastaj është që Kosova është hera e parë që shpresë e Kosovës është veçanërisht prej shpalljes së Pavarësisë, që Kosova sot shihet edhe nga miqtë tanë, SHBA, Bashkimi Evropian, vendet anëtarë, si një vend jo domosdoshmërish i respekton në plotni të drejtat e komuniteteve jo shumicë”, u shpreh Ymeri.