Medi
02LAJME

Zbulimi i ri i Xhafës, shtron kalldërma midis sheshit në Vushtrri

 

Xhafer Tahiri po vazhdon të befasojë me “super projekte” për qytetarët e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Përveç projekteve të mira si shtrimi i asfalltit që e zë vetëm një bicikletë, hapja e kanaleve për ujë të pijes, Xhafa tashmë po e realizon edhe një super projekt tjetër.

Bëhet fjalë për shtrimin e kalldërmave midis sheshit të Vushtrrisë.

Mirëpo Tahirit siç duket nuk po i mjaftojnë paratë që ta shtrojë sheshin në kalldërma, andaj për t’i kthyer qytetarët në histori ai ka vendosur që të shtrojë vetëm një pjesë të vogël të sheshit me kalldërma.

Se me çfarë projektesh tjera do të na befasojë ‘kryetari i asfaltit’ në ditët në vazhdim, mbetet të shihet. /Mitropol/

Koha