02KOSOVËLAJME

Zbulohet skemë e dyshuar piramidale në veri të Mitrovicës

Fushata

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në orët e mbrëmjes së martë, ku ka ndaluar një veturë të drejtuar nga një person i dyshuar për përfshirje në skema të paligjshme piramidale.

Gjatë kontrollit të detajuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth njëqind kartela të lojërave të fatit dhe një telefon mobil, që dyshohet se ishin të lidhura me aktivitetet e paligjshme. I dyshuari, një shtetas kosovar, është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim.

Medi

Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të procedurave fillestare dhe intervistës, me vendim të prokurorit rasti është referuar për procedurë të rregullt ligjore.

Policia njofton se po vazhdon hetimet për të zbardhur detaje të mëtejshme dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Institucionet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin përfshirjen në aktivitete të tilla dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm.