Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi e quan tęrrorist ish-ushtarin e UÇK-së, padit zyrtarët pse lejuan ikjen e tij në Kosovë
Nënkryetari i BDl-së dhe njëherit zëdhenës i kësaj partie, Arbër Ademi ka paraqitur padi penale kundër zyrtarëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut për planifikim, organizim dhe ndihmë të ikjes nga vendi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit.
Ademi në padinë të cilën e ka siguruar “Mitropol” e përshkruan Ramadanin si person të lidhur me terrorizëm e që kërkohet me fletëarrest ndërkombëtarë.
Në padinë me shkrim, Arbër Ademi përveç ministrit të MPB-së dhe Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, me nacionalitet maqedon, akuzon edhe një shqiptar që sipas tij, të njëjtit kanë bëre shoqatë kriminale duke lejuar Blerim Ramadanin që të ikë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Politikani në fjalë paditi zyrtarët shtetërorë me pretendimin se kanë ndihmuar ish-ushtarin e UÇK-së të arratiset nga shteti.
Ndryshe, Arbër Ademi njihet si bartës i funksioneve të larta shtetërore nga radhët e BDl-së si ish zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, ministër i Arsimit dhe Shkencave, dhe koordinator i grupit parlamentar te deputetëve.
Kujtojmë se ish-pjesëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani u arrestua me 17 korrik ne pikëkalimin kufitar në Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
I njëjti pas vendimit të gjykatës penale me 1 gusht u dërgua nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe sipas vendimit ai ishte dërguar në një adresë në Shkup.
Me këtë vendim ishte paraparë që ai te qëndronte në arrest shtepiak deri me 16 gusht, por që një ditë më parë ai është arratisur në Kosovë.
Ky është teksti i kallëzimit penal të siguruar nga Mitropol:
Paraqes kallëzim penal kundër,
Pançe Toshkovski – Ministër për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Aleksandar Janev – Drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike,
Për planifikim, organizim dhe asistencë në arratisjen e personit të lidhur me terrorizëm dhe organizata terroriste i cili kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar. Pasi që të njejtit kanë krijuar organizim kriminal dhe kanë lejuar që personi Blerim Ramadani të arratiset nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.