Medi
KOSOVËLAJMESHNETA

Zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi: Kur janë lënë hapur xhamitë, të lihen hapur edhe çerdhet

Partia Socidal Demokrate gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aktivitet protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, shkruan Mitropol.

Aktiviteti erdhi si rrjedhojë e masave të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e çerdheve deri me 26 shtator.

London

Aktivistët e PSD në shenjë proteste para ndërtesës së Qeverisë kanë vendosur një numër të madh të cucullave dhe shisheve për qumsht.

Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie deklaroi se ky aksion simbolik sot është pikërisht për lënien anash të fëmijëve, dhe shtypjen e grave në shoqëri.

“Këta biberona sot këtu që i kemi hedhur përçojnë mesazhin se fëmijët nëpër kopshte janë lënë anash nga dora e shtetit dhe prapë janë lënë në kujdesej të nënave dhe grave dhe barra po rëndon prapë te nënat. Kur janë lënë hapur xhamitë, tubimet, gastronomia dhe gjithçka tjetër”, tha Kuçi.

Kujtojmë që masat e reja janë aktive deri me 26 shtator. /Mitropol/

Dukato 1