Premium Store
KOSOVËLAJME

Zemaj akuzon Vetëvendosjen: Edhe pak u ka mbetur me udhëheqë me shkopin e diktatorit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet për “kapje” të institucioneve të pavarura publike.

Sipas Zemajt, Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur “edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur” dhe pastaj “me shkopin e diktatorit me udhëheqë” .

Premium Store

“Ne kemi thënë që kemi interferim në vendimmarrje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sidomos  të mazhorancës. Kemi pa që diskutimet orientimet, votimet diktohet nga jashtë… deputetët me Kushtetutë e japin betimin se janë të praruar pavarësisht se vijnë si konjekturë e një subjekti politik. Me Kushtetutë edhe me ligj i nënshtrohen vetëm popullit.

S’po rezistojnë (ndaj këtij ndikimi) dhe për këtë arsye nuk e ki asnjë institucion të pavarur që funksion normal në RKS. Ose ka mbetë me ushtrues detyre, ose ka mbetë i emëruar i vetëshkarkuar, ose i shkarkuar nga të njëjtit njerëz, ose me ndërhyrje eklatante që quhen në vendimmarrjen pavarur ka mbetë edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur që ne e quajmë dhe me atë shkopin e diktatorit me udhëheqë siç sikur se që po pretendojnë. Dhe kjo është që ne e quajmë shqetësim…”, ka thënë Zemaj.

Zemaj akuzoi VV-në se ka futur duart edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

“BQK-ja udhëhiqet nga ndërhyrjet që janë parë direkt të VV-së. Edhe të përzgjedhur edhe anëtarët e bordit kanë një lidhje dhe një adresë politike, VV-në. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, ka shtuar Zemaj në Tv Dukagjin.

Dukato 1