
Armend Zemaj nga LDK ka akuzuar ashpër ish-qeverinë “Kurti 2”, duke thënë se në katër vite nuk ka sjellë asnjë projekt zhvillimor për vendin dhe ka prodhuar vetëm “keqmenaxhim e veprime joligjore” që kanë dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, Kosova është larguar nga agjenda euroatlantike, ndërsa në vitin e pestë qeveria po mbështetet vetëm në propagandë dhe ndarje të qytetarëve në “patriotë” e “tradhtarë”.
Zemaj thekson se Kosova meriton qeverisje profesionale dhe të përgjegjshme, të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit – jo, siç thotë ai, drejt stagnimit dhe krizave të krijuara nga vetë pushteti.








