TEB
KOSOVËLAJME

Zemaj për takimin Kurti-Hamza: S’ka mujt me ia çu letrën përmes dikujt, ka shku me ia lexu vet

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ndër të tjera ka komentuar edhe takimin mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës.

Liri

Ai u shpreh se në këtë takim s’ka qenë e mundur t’i iket temës së krijimit të institucioneve të reja.

TEB

“Janë të mirëseardhura vizitat, ne në Kosovë jemi duke jetuar. Këtë narracionin e moskomunikimin dhe të fshehtësisë e ka krijuar veç Lëvizja Vetëvendosje”.

“Është e mirë vizita, kryeministri i Kosovës duhet me qenë i barabartë për krejt kryetarët e komunave”.

“Ai ka qenë kandidat për kryeministër, ka qenë njeriu kryesor që ka udhëhequr me listën e PDK-së dhe domosdoshmërisht nuk mund t’i ikësh temës së krijimit të institucioneve të reja. Por, në fund të fundit shohim, presim”, u shpreh ai.

Në lidhje me këtë, Zemaj tha gjithashtu se ndoshta letrën s’ka mundur ta dërgojë përmes dikujt dhe ka shkuar t’ia lexojë vet.

“Ndoshta letrën s’ka mujt me e çu përmes dikujt, ndoshta ka shku me ia lexu vet, me ia lexu ndonjë ofertë, të shohim çka po thotë Bedri Hamza si person që unë mendoj që nuk është i papërgjegjshëm dhe nuk funksionon me agjenda të fshehta”, u shpreh tutje ai.

TEBTEB