KOSOVËLAJME

Zeqiri: 10 pjestarë të Policisë kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar

10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar. Mbi 5600 zyrtarë policorë kanë nënshkruar peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, i cili u shqyrtua sot në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Këshu tha kryetari i sindikatës, Imer Zeqiri, i cili shtoi se janë mbi 4700 raste të lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se të njëjtit kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, raporton KosovaPress.

Teksa foli për kushtet e policëve, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri deklaroi se ka numër të madh të dorëheqjeve të pjesëtarëve. Ai lexoi edhe deklaratën e një polici që ka dhënë dorëheqje ditëve të fundit, ku theksoi se paga jo e dinjitetshme, shtesat policore e rrezikshmëria janë disa nga arsyet.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Ndryshe, Njësiti elitar FIT kishte dalë edhe në protestë para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira të punës.