02KOSOVËLAJME

Zeqiri i Zubin Potokut me 13 drejtorë, por s’ka zyra për ta (VIDEO)

Izmir Zeqiri, si kryetar i Zubin Potokut po vazhdon punën nga zyra në Çabër.

Dokumentet e vendimeve që po i merr po i vulos me simbolin e Republikës së Kosovës.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

E 13 drejtorët që ky i emëroi për zbatimin e vendimeve të tij, si ai për listën e pagave e një që e ka për ZRRE-në, pikërisht për shkak të objektit, punën po e bëjnë me turne.

Por, në asnjë nga zyrat ku janë rahatuar stafi i ri, nuk ka punonjës serbë, ata ani se po tentojnë nuk po guxojnë të punësohen, sipas kryetarit të ri, njofton Klan Kosova.

Me apo pa ta, Zeqiri nuk e ka si opsion të japë dorëheqje nga pozita që e fitoi në zgjedhjet e prillit.

Veç ky në mendje e ka ende zyrën e komunës në Zubin Potok që e shijoi veç pak orë më 26 maj, e ku pret të shkojë sërish.