Medi
LAJME

Zeqiri publikon mesazhin e një serbi që e quajti “kryetar i rrejshëm”

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, njoftoi se ka marrë mesazhe ofenduese në Facebook, në gjuhën serbe.

Siç e bëri të ditur ai të martën, një qytetar i ka shkruar “Mirëdita zotëri kryetar i rrejshëm, deri kur do të luani këtë çmenduri me 2 për qind të votave”.

Medi

Për këtë mesazh Zeqiri tha se “çetnikët s’po e harrojnë”.

“Çetnikët nuk më harrojnë, më përshëndesin nga një herë me kësi lloj mesazhi”, shkroi kryetari i Zubin-Potokut.

Serbët lokalë kanë kërkuar që Zeqiri dhe kryetarët e tjerë të komunave veriore të dorëhiqen.

eKiosk