02LAJME

Zeqiri skeptik: Duke e parë gjendjen, s’besoj se peticioni do të ketë sukses

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar peticionet e nisura për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.

Zeqiri është shprehur “sekptik” për udhëzimin administrativ të qeverisë duke thënë se “nuk beson se [peticioni] do të ketë sukses”.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Qysh nga vendimi i qeverisë për udhëzimin administrativ kam qenë skeptik, duke e parë gjendjen në teren unë nuk besoj dhe akoma jam skeptik se do të ketë sukses. Kjo për shkak të vullnetit të qytetarëve, të themi të shumicës serbe, për të zhvilluar ndonjë parë zgjedhje demokratike dhe të rregullta, unë kam qenë dhe akoma jam skeptik i kësaj iniciative”, tha Zeqiri gjatë një prononcimi në “Rubikon” të Klan Kosovës.

“Këtë e shoh si një prapaskenë natyrisht të Listës Serbe dhe të grupacioneve që kanë bërë presion mbi qytetarët serbë e që bëjnë akoma. Unë shoh vetëm pështjellim të situatës dhe jo ndonjë sukses”, tha ai.