KOSOVËLAJME

Zëvendësja e Kurtit: Drafti aktual i Asociacionit i dëmshëm për shtetin, krijon hapësirë për një Republikë Serbe

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjashme me atë që ekziston në Bosnje.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak të Kosovës thotë se Qeveria do të presë qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, para se “të hartojë një statut të ri për Asociacionin”.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sipas saj, Qeveria Kurti e ka trashëguar problemin e Asociacionit, për të cilin thotë se nëse themelohet sipas draftit të tanishëm, do të dëmtonte shtetin e Kosovës duke krijuar mundësinë e formimit të një Republike të dytë Serbe, si ajo në Bosnjë e Hercegovinë.

Si qeveri e re, me kryeministër Albin Kurtin e kemi trashëguar këtë problem. Unë jam një nga ata që kanë votuar për themelimin e këtij Asociacioni më 2015, megjithëse kjo është një çështje prej vitit 2013, duke vlerësuar që komuniteti serb duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë ne të tjerët, që të ketë të drejta për të jetuar, për tu shkolluar, për të punuar. Por tani kjo është një çështje krejt tjetër, pasi vlerësoj që drafti i tanishëm u jep atyre shumë të drejta, që pushteti ekzekutiv i Asociacionit, nëse do të themelohej, do të ishte i madh dhe kjo do të dëmtonte shtetin tonë. Nëse do të themelohej një Asociacion i tillë krijohet mundësia që të themelohet një Republikë e dytë Serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë. Ne si qeveri kemi qëndrimin që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të presim qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese që të mos bëjmë asgjë që shkon në dëm të shtetit tonë”, ka thënë ajo.

Rexhepi ka theksuar se drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit.

Drafti që kemi parë, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda shtetit tonë”, shtoi ajo.