02KOSOVËLAJME

Zhduket një grua 49 vjeçe, dyshohet se ra në Ibër

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Zveçani është raportuar e zhdukur.

Roadside
Market Florenti

Viktima dyshohet se është 49-vjecarja, Jasmina Petroviq.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Ndërsa, bashkëshorti i saj Zoran (Mirko) Petroviq po dyshon se gruaja e tij ka rënë në lumin Ibër..

“Dje, rreth orës 14:30, ankuesi i lartëcekur ka raportuar se deri sa kishte qenë në punë rreth orës 08:10 është telefonuar nga bashkëshortja e tij viktima e lartcekur, ku e njëjta e kishte informuar se do të dal në qytet për te blerë gjëra ushqimore.”.

Sipas ankuesit bashkëshortja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nga një taksist –dëshmitari Millosh (Mirosllav) Spiriq e kishte informuar se diku rreth orës 08:30, bashkëshortja e tij kishte zbritur po sa kishte kaluar urën (të Hekurit), mbi lumin Ibër në rrugën ’’Mbreti Peter 1” në Zveçan.

Ankuesi e kishte kërkuar te të gjithë të afërmit e tij por nuk e kishte gjetur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Hetimet DRP-Mitrovicë Veri, njësitet Reaguese në detyrë STP-Zveçan, Brigada e Zjarrfikësve –Zveçan ku dhe është bërë kërkimi i viktimës por e njejta nuk është gjetur ende.

Sipas ankuesit gjendja shëndetësore mentale dhe fizike e viktimës ka qenë e mirë dhe ditën kritike e njëjta nuk ka shfaqur shenja të ndonjë shqetësimi.

Ankuesi edhe në deklaratën e tij ka potencuar se kërkon çfarëdo ndihme nga institucionet qoftë nga policia apo institucionet tjera të sigurisë të RKS-së pasi që i njëjti dyshon-aludon se viktima gjegjësisht bashkëshortja e tij ka rënë në lumin Ibër.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar i cili ka informuar se për momentin është i zënë në një seancë në gjykatë, mirëpo duke u bazuar në rrethana të rastit, rasti iniciohet si “person i zhdukur” ku dhe do të njoftohet prokurori kujdestar i shtetit me vonë.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe dëshmitari i lartëcekur -taksisti. Vlenë të potencohet se edhe më tutje në kërkim të viktimës janë njësitet policore – Reagues STP-Zveçan , njësitet Hetimeve nga DRP-Veri dhe brigada e zjarrfikësve KK-Zveçan, ku deri në këto momente nuk është mundur të sigurohet as një informacion mbi vendodhjen e viktimës.