
Familjarët e një gruaje në Skenderaj kanë raportuar në polici se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, shkruan Mitropol.
Sipas policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 11:00 ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e saj.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.








