
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Mitrovicë ka raportuar se me 8 qershor në ora 22:00 një familjar i gjinisë mashkullore ka dalur nga shtëpia duke mos u kthyer më pas, shkruan Mitropol.
Prej asaj kohe, sipas policisë, nuk dihet vendndodhja e personit në fjalë.
“Mitrovicë / 08.06.2025 – 22:00. Më 11.06.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull kosovar dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Mitropol/








