Medi
02KOSOVËLAJME

Zhduket një peson në Skenderaj, familja alarmon policinë

Një rast shqetësues është raportuar të premten pasdite në rrugën “Shaqir Smaka” në Skenderaj, ku një person është shpallur i zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ankuesja ka raportuar se familjari i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen që nga pasditja e 31 tetorit, rreth orës 14:30.

eKiosk

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operacionale për gjetjen e personit të zhdukur, përfshirë njoftimin e njësive relevante dhe publikun nëse është e nevojshme.

Rasti po trajtohet si “Person i zhdukur” dhe mbetet nën hetime, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e personit të zhdukur.

Dukato 1