Premium Store
KOSOVËLAJME

Zhduket plaku nga Klina, tash e 11 ditë familja nuk ka marrë njoftim nga ai

Një 69-vjeçar nga komuna e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Nipi i tij ka thënë për Klan Kosova se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.

London

“Të mërkurën, më 15 dhjetor u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.

Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.

Nëse e keni parë diku këtë person mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567

Weelnes