Medi
KOSOVËLAJME

Zhvillime të reja: Kosova kërkon bllokimin e hapësirës ajrore nga KFOR-i pas zhvillimeve në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka aktivizuar mobilizimin e të gjitha vendeve evropiane. Së fundi edhe Kosova ka ndërmarr hapa sa i përket hapësirës ajrore.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, ka deklaruar se kanë kërkuar nga KFOR-i bllokimin e hapësirës ajrore të Kosovës..

Aurora Group

“Kemi kërku nga KFOR bllokomin e hapësirës së lartë ajrore konform vendimit. Na është premtuar nga KFOR që këtë kërkesë do ta marrin seriozisht”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla, megjithëkëtë tha se nuk duhet të ketë panik për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Në Kosovë nuk ka nevojë të ndjej panik për situatën sepse nuk ka shenja. Por kemi nevojë të jemi të kujdesshëm. Kemi vërejtur provokime që fqinji jonë verior [Serbia] nuk është i sigurtë në Kosovë, por kjo nuk është e vërtetë. Ka tentativa por organet e rendit janë në krye të detyrës”, tha Gërvalla në raportimin në komision.

Weelnes