Zjarrfikësat mitrovicas: Neve nuk na përmend askush, edhe ne jemi bashkë me kolegët policë në Bërnjak e Jarinje

Në pjesën veriore të Mitrovicës po vazhdon qëndrimi i njësive policore për ta ruajtur rendin dhe qetësinë pas vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës, shkruan Mitropol.
Mirëpo, përveç policëve aty po qëndrojnë edhe zjarrfikësit mitrovicas, të cilët po i ndihmojnë kolegëve të tyre policë në veri.

Zjarrfikësit mitrovicas janë shprehur të zhgënjyer me vlerësimin dhe rëndësinë qe e kanë marrë nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Postimi i tyre i plotë:
Edhe qe nuk i permende kushe as kryeministri as ministri MPB- s as medija zjarrfiksa ende vazhdojne krahe per krah tu qendru barabarte me polici ne kufirin – Jarinje zoti ju rujte koleg Zjarrfikesa me gjithe koleg Police








