KOSOVËLAJME

Zjarrfikësit: Ne kemi pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues

Zjarrfikësit janë ankuar se edhe pse është ngritur koeficienti i pagave në 110 euro, ata kanë mbetur me pagën më të ulët.

Muharrem Beka në një prononcim për Front Online ka thënë se paga bazë e zjarrfikësit është 550 euro.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Në raport me shërbimet e tjera, me policinë, korrektuesit, doganierët jemi më të ulët, kemi marr një përgjigje prej ministrisë gjoja jemi në nivel me policinë, por jo nuk jemi. Duke krahasuar me shërbimet e tjera, zjarrfikësit janë të paguar më së paku, tek shërbimet emergjente. Paga bazë e zjarrfikësit është 520 euro, tani me koeficientin 110 ngritët bëhet 550 euro”, u shpreh ai.