LAJME

Zjarri me 114 viktima në dasmë, çifti jep detaje: Ndjemë nxehtësinë, tavani filloi të shkrihej – u deshën vetëm pak sekonda

Çifti nga Iraku i cili përjetoi tragjedinë në dasmën e tyre, pasi një zjarr i cili dyshohet që u shkaktua nga fishekzjarret, vrau më shumë se 100 nga të ftuarit, u deklarua se nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre teksa shtuan se dhimbja që kanë është shumë e madhe.

Revan 27-vjeç dhe nusja Haneen 18-vjeç, shtuan se ndjejnë që janë “të vdekur brenda” pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda salles në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se gruaja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj, ndërsa të paktën 150 të tjerë familjarë të tyre pësuan lëndime.

Fatkeqësisht, ata thonë se nuk mund të qëndrojnë më në vendlindjen e tyre.

“Kjo është, ne nuk mund të jetojmë më këtu, nuk mund të jetojmë më këtu. Dmth, sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, diçka tragjike na ndodh dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi. Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,” tha Revan.

Revan dhe Haneen

Dasma e së martës mbrëma mësohet të ketë pasur rreth 900 të ftuar, ndërsa zjarri ka nisur rreth orës 22:45.

Ndërsa raportet fillestare sugjeruan se fishekzjarret e ndezura për kërcimin e ngadaltë të çiftit ishin fajtorë për zjarrin, Revan beson se zjarri disi filloi në tavan.

“Mund të jetë një qark i shkurtër, nuk e di. Por zjarri filloi në tavan. Ne ndjemë nxehtësinë… Kur dëgjova kërcitjen, shikova në tavan,” tha ai.

Revan dhe Haneen në ditën e tyre të dasmës

“Pastaj tavani, i cili ishte i gjithi najloni, filloi të shkrihej. U deshën vetëm sekonda”, shtoi ai.

Videoja e shpërndarë menjëherë pas tragjedisë tregon çiftin duke kërcyer ndërsa pjesët e djegura të materialit binin nga çatia.

Ishte gjatë kërcimit, tha ai, ndodhi një ndërprerje e energjisë dhe kur u kthye rryma ai pa zjarr në tavan.

 

Pikërisht atëherë njerëzit filluan të ulërinin dhe të iknin.

Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën që i dha gruas së tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të saj të nusërisë.

“Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosur.”

Revan tha se kishte vetëm një zjarrfikës, i cili nuk funksionoi.

Duke përshkruar se si rrodhën ngjarjet, ai tha se dy fishekzjarre të vogla u ndezën ndërsa ata filluan të kërcejnë, pasuar nga katër të tjerë disa minuta më vonë.

Një imazh nga brenda vendit para zjarrit. Foto: Rudaw

Një imazh i dekorimit të tavanit ndërsa zjarri pushton

Ai tha se babai i tij kishte bërë pyetje në lidhje me rrezikun e fishekzjarreve të tilla që të shkaktonin shkëndija të cilat mund të ulnin në fustanin e nuses dhe të merrnin flakë, por pronarët e sallës i kishin thënë se fishekzjarrët ishin elektrike, kështu që “mund të vendosni dorën tuaj apo edhe plastike [mbi të] dhe nuk do të digjet”.

“Të afërmit tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë janë zhdukur të gjithë. Dy ditë më parë ne varrosëm dajën e saj [Haneen] dhe dy vajzat e tij. Dje varrosëm dajën tjetër të saj. Sot varrosëm vajzën e tij dhe nënën e saj. Babain e saj është në gjendje kritike, nuk e dimë se si është gjendja e tij”, tha Revan.

“Halla ime vdiq. Motra ime kishte djegie. Burri i saj ka djegie në të gjithë trupin. Xhaxhai im humbi 7 anëtarë. Kaq shumë njerëz. Dhe çdo ditë dëgjojmë më shumë lajme. Në natën e dasmës… pse ndodhi kjo? Çfarë bëmë ne? Pse ndodhi kjo?”, u shpreh ai për Skynews.

Materialet e ndërtimit shumë të ndezshme janë vënë në dukje si nga zyrtarët e mbrojtjes civile ashtu edhe nga media shtetërore si një faktor i mundshëm kontribues në shembjen e shpejtë të ndërtesës.

Pas zjarrit, kryeministri i Irakut Mohammed Shia’ al Sudani tha në mediat sociale se ai kishte kontaktuar guvernatorin provincial të Nineveh dhe ministrat e shtëpisë dhe shëndetësisë të vendit të tij, duke i udhëzuar ata “të mobilizojnë të gjitha përpjekjet për të ofruar lehtësim për ata që janë prekur nga incidenti fatkeq”.

Qaraqosh, i njohur gjithashtu si Hamdaniya, është një qytet i krishterë dhe i mbijetoi pushtimit të Shtetit Islamik.