Active 2
02LAJME

Zjarri në Cërnushë – flet Bahtir Maxhuni, drejtori i Emergjencave

Zjarri i madh e ka kapluar kodrën e Cërnushës pranë fshatit Zasellë në pasditen e sotme, shkruan Mitropol.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar ekipet e zjarrfikësve bashkë me banorët lokal.

Active 1

Drejtori i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka mohuar se ka ndonjë familje të evakuuar për shkak të zjarrit, por ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka kërkuar nga disa komuna që t`u dalin në ndihmë në rast se zjarri rritet, pasi zjarrëfikësve u mungojnë mjetet e nevojshme.

“Në vedngjarje ndodhen dy kamionë të zjarrëfikësve, mirëpo nuk përjashtohet ndihma që mund të vie nga Vushtrria apo Skenderaj.”, ka thënë Maxhuni, transmeton Mitropol.

Në lidhje me rastin Bahtir Maxhuni tha se nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave kanë kërkuar që të kontaktohet KFOR dhe FSK.

Veç zjarrëfikësve edhe Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Poashtu edhe FSK ka dërguar një oficer për ta parë gjendjen./Mitropol/

Pellini