Active 2
KOSOVËLAJME

ZKM për takimin Kurti-Hamza: Diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal

Zyra e Kryeministrit (ZKM), ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, ka folur për bashkëpunimin “ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal”, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, u fol edhe për shtyerjen përpara të projekteve, sipas njoftimit, prej të cilëve përfitojnë qytetarët e kësaj komune.

Aurora Group

ZKM foli edhe për takimin me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, me të cilin, sipas zyrës, kryeministri “u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Në takimin me Bedri Hamzën, ishte i pranishëm edhe Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Mitropol/

IMG_2778.jpeg

IMG_2779.jpeg

IMG_2780.jpeg

Koha