
Qytetarët mund të paguajnë tarifa të reja për shpenzimin e energjisë elektrike.
Ato do të mund të hyjnë në fuqi në fund të muajit mars apo në fillim të prillit.
Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në një përgjigje për Klankosova.tv
Në përgjigjen e ZRrE-së thuhet se aktualisht janë në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara.
Tutje thuhet se pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.
“Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar vlerësimin fillestar lidhur me të Hyrat e Lejuara Maksimale të ndërmarrjeve të rregulluara. Aktualisht, ZRRE është në proces të analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, planifikohet që kah fundi i këtij muaji të merret vendimi për të hyra maksimale. Ndërsa propozimi për tarifa bëhet nga ndërmarrjet e rregulluara konform të hyrave të aprovuara, vendimi për të cilat pritet të merret në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.








