KOSOVËLAJME

Zv/drejtori i Policisë dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë, është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.

Për këtë në “FIVE” të Dukagjinit ka folur ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së, i cili ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (e njohur si BIA serbe) do t’i bëjnë presion për informata sekrete.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Është një situatë jo e zakonshme. Meqenëse Jankoviq është në hierarkinë e lartë e Policisë, është zëvendësdrejtor. Edhe pse ai në avrin e tij nuk ka departamente, ai ka vetëm disa komisione dhe disa divizione. Sido që te jetë konsiderohet njëri nga personat e lartë në hierarkinë e larë të Policisë.

Mendoj që do ti bëhet presion shumë në lidhje me çështje sensitive, tani varet se sa ka pasur qasje Jankoviq në informata sekrete. Mendoj që aspekti i siguri nuk do të ketë ndonjë efekt. Pasi ato që i di Jankoviq ato dihet në publik. Mirëpo është një njeriu u i dytë apo i tretë në hierarki dhe duhet të reagojë Qeveria”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka treguar se bazuar në raste të kaluara ndër të tjera BIA serbe kërkon nga zyrtarët policorë se si funksionin dhe si është e shtrirë Policia e Kosovës.

“Ato kërkojnë indor për Policisë se si funksion, se si organizon, se si është e shtrirë. Kurse janë personat që marrin pjesë sikurse që ka ndodhur në veri e kështu me radhë. Tentojnë të marrin indo për strukturën për organizmin, për armatimin. Po ashtu tentohet tu bëhet presion edhe pse këta nuk e thojnë që ata pastaj të japin info të vazhdueshme shërbimeve sekrete të Serbisë. Te jenë punonjës të tyre. Këtë e kanë bërë më shumë pjesëtarë të Policisë në kaluarën. Presion i tillë do të tjetër edhe ndaj Jankoviqit”, ka shtuar Qalaj.

Qalaj ka thënë se ndalimi zv/drejtorit të Policisë nuk është hera e parë, pasi këtë e bën me vite shteti serb dhe për këtë duhet të reagohet nga institucionet e Kosovës.

“Po në fakt nuk është hera parë që punojës të Policisë janë ndaluar nga Serbi. Ka vite që ata ndalohet vazhdimisht dhe intervistohen nga BIA- serbe. Gjithmonë duke iu bërë presion dhe duke i kërcënuar se ata duhet ti braktisin institucionet e Kosovës. Këtë kontekst sipas inofve edhe Jankoviq është duke u intervistuar si duket tashmë së fundi në Rashkë. Është diçka e papranueshme meqenëse kjo po ndodhë pikërisht një ditë pas kur Kosova pati një sukses për anëtarësim në KiE.

Dhe duke pasur parasysh një retorike, sidomos të këtyre ditëve të fundit të Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë serbe në raport me anëtarësimin e Kosovës dhe fjalori që është përdorur kundër vendeve perëndimore dhe ndërmjetëseve të BE-së, pra siç e quan ata kundër perëndimit. Mendoj që në këtë rast Kosova nuk mund të bëj shumë, përveç që të reagoj në mënyrën më strikte të mundshme në raport të ndërmjetësve të BE-së dhe SHBA-ve”, ka thënë ndër te tjera Qalaj.