
Agim Bahtiri nga sot është zyrtarisht kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Burime të brenshme të Mitropol bëjnë të ditur se në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, u votua për kandidatin për kryetar komune dhe listën për asamblesitë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Agim Bahtiri në këtë mbledhje ka marrë mbështetjen e shumicës së delegatëve për të kandiduar edhe për një mandat për të parin e Mitrovicës.
Ky votim ishte procesi i fundit në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, pas aprovimit që e kishte marrë Bahtiri nga Kryesia Qendrore e Vetëvendosjes.
Prej tash Agim Bahtiri është kandidat zyrtar për kryetar të komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.








