
Kryetari në ardhje i Mitrovicës, Bedri Hamza ka konfirmuar për Indeksonline se tanimë e ka njoftuar kryetarin e Kuvendin se ka dhënë dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.
Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.
“Tanimë e kam njoftuar kryetarin e Kuvendit se kam dhënë dorëheqje prej postit të deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hamza.
I pyetur se a do të qeverisë i vetëm në Mitrovicë, ai ka thënë se është i interesuar me pas një shumicë stabile dhe me qeverisë me një shumicë stabile.
Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.
Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin.








