Aurora Group
LAJMESPORT

Zyrtare: Edhe Shqipëria refuzon ndeshjen me Rusinë për Ligën e Kombeve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka njoftoi sot vendimin e qeverisë shqiptare për t’ju bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve duke nisur me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga sanksionet e vendosura, u bë e ditur se Shqipëria nuk do të përballet me asnjë sport me Rusinë.

Dukato 1

“Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, tha Xhaçka.

Shqipëria gjendet në Ligën B në grupin 2 bashkë me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Tashmë, Suedia, Polonia dhe Çekia kanë deklaruar se nuk do të përballen me Rusinë në play-off për Kupën e Botës

Shqipëria më 2 qershor është paraparë të luajë me Rusinë si vendas, kurse si mysafir më 13 qershor.

Dukato 1