Zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë nga komuniteti serb, pjesëmarrës në takimin e Listës Serbe

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë parë sot në takimin mes Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut ku është marrë vendimi për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët.
Në këtë takim kanë marrë pjesë ede kryetarja e Gjykatës Themelore ne Mitrovicë Liljana Stevanoviq, gjyqtarja në Gjykatën e Apelit në divizionin e Mitrovicës, Lidija Vuquroviq dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nikola Kabasiq, njëherit ish-kryetar i Gjykatës së Mitrovicës.
Listës Serbe si dhe zyrtarëve serbë të cilët janë pjesë e institucioneve të Kosovës, kanë mbajtur takim sot në Mitrovicë të Veriut ku kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.
Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat. / Kallxo.com /








