Aurora Group
02LAJME

Zyrtari i Ministrisë dhe VV-së i reagon Jahir Nimanit: Dramat ishin të tepruara, dëmet minimale

 

Pas deklaratës së Jahir Dedisë nga kompania “Edi Company” për dëme të konsiderueshme në kantierin e urës së re mbi lumin Ibër, ka ardhur reagimi i zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza.

London

Në një postim në rrjetet sociale, Fejza ka theksuar se punimet në urën e këmbësorëve pritet të normalizohen brenda orëve në vijim, duke shtuar se “dramat” e mbrëmshme ishin të tepruara.

“Punimet në urën e këmbësorëve mbi lumin Ibër pritet të normalizohen brenda orëve në vijim dhe do të vazhdojnë pa pengesa. Qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye për shqetësim, pasi dramat e mbrëmshme ishin të tepruara. Nuk është konstatuar asnjë dëmtim në strukturën e urës, ndërsa dëmet e tjera janë minimale,” ka shkruar Fejza.

Reagimi i tij vjen pasi pronari i kompanisë “Edi Company”, Jahir Dedia, e kishte cilësuar ngjarjen e mbrëmshme si një akt të pamoralshëm dhe çnjerëzor, duke paralajmëruar se dëmet mund të arrijnë nga 100 deri në 150 mijë euro.

Fejza ndërkaq ka kërkuar qetësi dhe besim te institucionet publike, duke siguruar se Ministria është në kontakt me ekipet në terren për të garantuar vijimin e punimeve pa vonesa.

SultanDoner