
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza, ka bërë një “kërcënim politik” ndaj degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, duke kërkuar që ajo të bashkohet në koalicion me Vetëvendosjen.
Fejza, i cili pas ardhjes në pushtet të VV-së ka ndryshuar disa herë pozitat e punës – herë në nivel qendror e herë në atë lokal – duket se tani po e dëshiron një marrëveshje bashkëpunimi mes dy partive edhe në Mitrovicë.
Në reagimin e tij publik, Fejza ka deklaruar:
“Shembullin e Vushtrrisë duhet ta ndjekë urgjentisht edhe LDK-ja në Mitrovicë, përndryshe le t’ia vënë drynin!”








