
Komuna e Vushtrrisë është bërë edhe me emrat e personave të tjerë që do të udhëheqin me disa nga dikasterët komunalë.
Kështu, në faqen zyrtare të komunës së Vushtrrisë janë publikuar emrat e drejtorëve komunalë.
Si Drejtor i Shëndetisë dhe Mirëqenies Sociale figuron Nexhmedin Rashica, babai i futbollistit Milot Rashica.
Te Drejtoria e Shërbimeve Publike është emri i Benjamin Shalës, ndërsa te Drejtoria e Arsimit figuron Miradije Maloku.
Drejtorinë e Inspektimeve do ta udhëheqë Shqiponjë Hajdari Mikushnica, ndërsa Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do ta udhëheq Maliq Ferizi.








