Pellini
02LAJME

14 fermerë të Mitrovicës përkrahen me kosa e spërkatës

Fermerët mitrovicas po vazhdojnë të mbështeten nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.

Drejtori Ferdi Kadriu njoftoi se sot kanë shpërndarë 7 kosa e 7 spërkatës për 14 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje.

London

Kadriu njoftoi se projekti për mbështetjen e fermerëve me mekanizëm bujqësor do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me shpërndarjen e 20 rotofrezave për 20 fermerë tjerë mitrovicas.

Njoftimi i plotë nga Kadriu:

Vazhdon mbështetja për fermerët e Mitrovicës 🙌

Sot kemi bërë shpërndarjen 🤝 e 7 kosave dhe 7 spërkatësve për 14 fermerët 👨‍🌾 të cilët kanë aplikuar në thirrjen mbështetëse nga DBZHR.

Gjithashtu, projekti për mbështetjen e fermerëve 👨‍🌾 me mekanizëm bujqësor do të vazhdoj edhe në ditët në vijim 🙌 me shpërndarjen e 20 rotofrezave për 20 fermerët 👨‍🌾 tjerë mitrovicas.

Jam shumë i lumtur që gjatë vitit 2022 kemi rritur investimet dhe mbështetjen 👏 për fermerët 👨‍🌾 e vyer të qytetit tonë, e mbështetje të tillë do të ofrojmë edhe në vitin 2023.
#bashkëpërmitrovicën💚
#bujqësiaMitrovicë💚

Dukato 1