Active 2
02KOSOVËLAJME

Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

Screenshot

Mashtrimi i konsumatorëve me çmimet e produkteve nga marketet e mëdha në Kosovë tashmë nuk është ndonjë risi, pasi raste të tilla raportohen çdo ditë e më shumë.

Pikërisht për një gjë të tillë marketi Durmart është gjobitur nga Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut me gjobë prej 1 mijë euro, pasi gjatë inspektimit është vërejtur se konsumatorëve u faturohej një shumë më e lartë sesa çmimi i vendosur në raft për detergjentin “Persil”.

Aurora Group

Sipas arsyetimit të vendimit, çmimi i këtij produkti në raftin e marketit ishte 9.99 euro, ndërsa me zbritje ishte vendosur në 6.49 euro. Megjithatë, në arkën fiskale, çmimi përfundimtar i pagesës rezultonte të ishte 8.99 euro.

Durmart L.L.C është në pronësi të Agron Durmishit.

Ky vendim është i datës 23 qershor për shkeljet e evidentuara më 19 qershor 2026, dhe operatori ka mundësi pagese prej 50% në një afat prej 15 ditësh.insajderi

 

 

Active 1