14-vjeçarit në Ferizaj i gjendet armë dhe sprej

Një të mituri 14-vjeçar policia i ka gjetur një armë dhe një sprej sot pak pas mesnate, shkruan Mitropol.
Sipas Policisë, arma e konfiskuar ishte pa fishekë.
I mituri pastaj është shoqëruar në stacionin policor të Ferizajit nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Pas këtij rasti, policia bëri një apel për qytetarët dhe prindërit.
“Policia e Rajonale e Ferizajt u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe gjithë komunitetit që të kenë kujdes dhe të edukojnë fëmijët për të qëndruar larg armëve dhe mjeteve të rrezikshme. Çdo përfshirje e të miturve në raste të tilla paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Të kujdesemi së bashku për sigurinë e fëmijëve tanë – është përgjegjësi e të gjithëve” thuhet në njoftim.







