Medi
LAJME

15 të lënduar nga zjarri në fshatra të Skenderajt, QKMF jep detaje

 

Një shpërthim i fuqishëm zjarri ka ndodhur sot në fshatin Turiqec të Skenderajt, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te banorët, shkruan Mitropol.

Weelnes

Si pasojë e zjarrit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku shumica prej tyre janë të prekur nga tymi dhe kanë lëndime të lehta.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve emergjente dhe stafit mjekësor, situata është vënë nën kontroll në kohë rekord.

Nga shpërthimi i këtij zjarri 3 persona janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF 12 të tjerë janë trajtuar me sukses në vendin e ngjarjes

Përkundër kushteve të rënda dhe flakëve të mëdha, reagimi i stafit mjekësor ka qenë profesional dhe i koordinuar, duke garantuar ndihmën e nevojshme për çdo qytetar të prekur nga ky zjarr i fuqishëm.

Active