Active 2
02LAJME

15 vjeçari u therr me thikë sot në Mitrovicë pas mësimit në shkollën “Fazli Greiqevci” në Shipol

Sot gjatë ditës “Mitropol” raportoi se një 15-vjeçar nga Mitrovica është therur me mjet të mprehtë.

Si shkak i lëndimit në shpinë, viktima ka qenë në rrezik për jetën.

Tripika

“Ekipi urgjent para se ta transferojë nga Mitrovica për në Prishtinë pacientin, paraprakisht e kanë lajmëruar QKUK-në më saktë Klinikën e Emergjencës në mënyrë që mjekët kujdestarë të intervenojnë menjëherë pas arritjes së 15-vjeçarit, ngase viktima gjatë rrugës ka humbur sasi të madhe të gjaku”, ka bërë të ditur kirurgu torakal dhe drejtuesi i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci.

Burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në Shipol të Mitrovicës.

Personi i therrur është nxënës i klasës së nëntë të kësaj shkolle.

Sipas informacioneve të siguruara nga portali, ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast një ish-nxënës i shkollës ka sulmuar një tjetër, të cilin e ka goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Viktima, emrin e plotë të të cilit e posedon “Mitropol”, por nuk do e publikoj për shkaqe etike është trajtuar së pari në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes serioze është transferuar në QKUK.

”Mitropol” mëson se rasti ka ndodhur pas orarit të mësimit në këtë shkollë.

Portali ka tentuar të kontaktojë për temën edhe me drejtorin e kësaj shkolle, Arben Fejza, mirëpo i njejti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Një rast i therrjes në këtë shkollë kishte ndodhur edhe në vitin 2017.

Active 1